HomeSportPortieri shqiptar i Dortmundit gati për rikthimin, mund të huazohet te Copenhagen-i

Portieri shqiptar i Dortmundit gati për rikthimin, mund të huazohet te Copenhagen-i

spot_img

Portieri shqiptar i Borussia Dortmundit, Diant Ramaj, është pranë rikthimit te Copenhagen, skuadër ku ishte i huazuar gjatë gjashtë muajve të fundit të sezonit 2024/2025.

Sipas portalit danez “Bold”, Copenhagen ka nisur bisedimet me Borussia Dortmundin për një marrëveshje huazimi të 24-vjeçarit, e cila do të përfshinte edhe një opsion blerjeje në fund të periudhës së huazimit.

Vetë Ramaj është i interesuar për një rikthim në kryeqytetin danez, ku ka luajtur më parë dhe ku mund të gjejë sërish hapësirën e nevojshme për të luajtur.

Portieri shqiptaro-gjerman mund të transferohet te Copenhagen si zëvendësues i Dominik Kotarskit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Ramaj nuk u përfshi në skuadrën e Dortmundit për fazën përgatitore në Azi, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin 2026/2027.

Kontrata e tij me Dortmundin është e vlefshme deri në vitin 2029, por gjithçka tregon se e ardhmja e tij nuk do të jetë në “Signal Iduna Park”.

Dortmundi e bleu Ramajn nga Ajax në vitin 2025, por portieri nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me skuadrën gjermane. Pas huazimit të parë te Copenhagen, ai u huazua më pas te Heidenheim.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet më president që mbron Kushtetutën

Ish-presidentja Vjosa Osmani, tash deputete e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se Lidhja Demokratike...

Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, presidenti të jetë jopartiak

Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij heq...

Irani dhe Trump përplasen për Ngushticën e Hormuzit

Kreu i ri i forcave paraushtarake Basij të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit...

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

Barcelona po e mban në radar Lautaro Martinezin si një alternativë për sulmin, në...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...