Juventusi zyrtarizon mbrojtësin portugez
Juventusi zyrtarizon Tiago Djalo si lojtarin më të ri të ekipit të Allegrit.
Bardhezinjtë fituan garën me Interin dhe siguruan shërbimet e qendërmbrojtësit portugez, i cili ka firmosur deri në 2026.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës me Lillen, ndërkohë që dy klubet arritën marrëveshjen për 3.6 mln euro + 1.5 mln të tjera në formë bonusesh.
Djalo mund të aktivizohet edhe në krahët e prapavijës, përveçse në qendër të saj.
Futbollisti shtatlartë ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Portugalisë.
Me ekipin e parë është grumbulluar, por nuk ka arritur ende të debutojë.
Djalo ka dalë nga akademia e Sportingut të Lisbonës, ndërkohë që përpara transferimit në Francë luajti një gjysmë sezoni me ekipin U19 të Milanit.