Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
”I dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, deklaroi Ahmeti.
I arrestuari gjatë një vizite sot në Kuvendin e Kosovës kishte bërë thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt.

