Kurti e Rama takojnë kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Ja çfarë biseduan
Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, kryeministri Albin Kurti i bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama takuan dhe bashkëbiseduan me Arben Taravarin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.
“Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, ka shkruar Kurti në rrejtet sociale.