Flet berberi në lokalin e së cilit filloi zënka mes 18-vjeçarit dhe sulmuesit

Flet berberi në lokalin e së cilit filloi zënka mes 18-vjeçarit dhe sulmuesit

Fundjavën që shkoi, Lulzim Fejzullahu, 18 vjeç, u rrah nga dy persona. Ngjarja ndodhi në komunën e Podujevës më 14 janar.

Policia konfirmoi gjashtë ditë më vonë se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa autorët e dyshuar për rrahjen – të dy të mitur – janë ndaluar.

Raportohet se zënka mes të rinjve nisi në një floktari.

Frizeri që ishte prezent në ngjarje ka rrëfyer në RTV Dukagjini versionin e tij për rastin.

“Te unë [për t’u qethur] në fillim ka ardhur Eltoni [sulmuesi], me pas ka ardhur viktima. Ai doli jashtë për të pirë cigare. Pastaj Lulizmi i tha unë nuk mund të pres gjithë ditën duke pirë cigare. Rreth një minutë janë zënë me fjalë. Ata kanë qenë në rënd te punëtori im. Nuk ka qenë ndonjë zënkë serioze”, rrëfen tutje frizeri në lokalin e të cilit filloi zënka.

“Lulzimi flokët nuk i ka hequr. Tha po eci. Nuk e di me krahë e janë ngacmuar te dera pasi unë kam vazhduar te dera. Kamera në lokal nuk kam. Por nuk ka qenë diçka e madhe në lokal. Por rrahja që kemi parë në video ka ndodhur një ditë më vonë”.

Xhaxhai i Lulizmit thotë se megjithatë frizeri nuk tregon se në lokal ka qenë prezentë edhe një polic, i cili sipas tij nuk ka reaguar.