Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballë godet këtë shtet
Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur në zonën përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë, raportoi më 22 janar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mëdha.
Televizionet lokale në kryeqytetin indian, Nju Delhi, raportuan se dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë në këtë qytet, që gjendet 1.400 kilometra nga epiqendra e tërmetit.
Tërmeti u regjistrua në orën 02:00, sipas kohës lokale, me një thellësi prej 27 kilometrash. Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në rajonin Ksinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu
Pak kohë pas dridhjeve të para të tokës, edhe tri tërmete të tjera u regjistruan në këtë zonë, me 5.5, 5.1 dhe 5.0 shkallë të Rihterit.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, në veriperëndim të Kinës u vranë 148 persona dhe u zhvendosën mijëra të tjerë si pasojë e një tërmeti në provincën Gansu.
Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës në Kinë që nga viti 2014 kur mbi 600 persona u vranë në provincën Junan.