Tahiri nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës: Kosova e meriton anëtarësimin
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me deputetë të tjerë janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi.
Tahiri përmes një video në “Facebook” ka theksuar se është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik.
“Gjatë këtyre ditëve, Kosova do të ketë disa takime, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të përçojmë mesazh unifikues dhe të argumentuar, që Kosova e meriton anëtarësimin”, ka theksuar Tahiri.
Postimi i plotë:
Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për momentin është duke u diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik.
Gjatë këtyre ditëve, Kosova do të ketë disa takime, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të përçojmë mesazh unifikues dhe të argumentuar, që Kosova e meriton anëtarësimin.
Këto ditë do të jenë të rëndësishme dhe do të angazhohemi më shumë që të përçojmë këtë mesazh.