Në Cineplex në Albi Mall u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit 2026/27, në praninë e presidentëve të klubeve, trajnerëve dhe futbollistëve.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, vlerësoi progresin e Superligës dhe kontributin e klubeve në ngritjen e nivelit të futbollit vendor.
“Ju uroj sukses të gjitha klubeve, të kemi një garë të fortë dhe një garë ‘fair-play’”, deklaroi Ademi.
Në ceremoni u prezantuan edhe fanellat zyrtare të klubeve, të cilat do të ekspozohen në Albi Mall gjatë gjithë edicionit.

