Tre kosovarë bllokohen në Alpet e Valbonës, dy prej tyre dolën vet, i treti u asistua nga ekipet e shpëtimit

Tre kosovarë bllokohen në Alpet e Valbonës, dy prej tyre dolën vet, i treti u asistua nga ekipet e shpëtimit

Tre kosovarë mbetën të bllokuar sot gjatë ditës në Alpet e Valbonës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, thuhet se ata kishin mbetur të bllokuar me motorë bore, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

“Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa dy turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kosovari që tashmë kishte mbetur i bllokuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.