Pas tri ditësh pune intensive në Kampin Nacional të FFK-së, Kombëtarja e Kosovës U19 e ka përmbyllur grumbullimin me një ndeshje kontrolluese.
Ky kamp i shërbeu përzgjedhësit Albert Bunjaku dhe stafit teknik për të vlerësuar nga afër futbollistët në prag të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
Ndeshjen e ndoqën nga afër presidenti i FFK-së Agim Ademi, anëtarët e KE-së Ismajl Ajeti, Enver Muzliukaj e Samir Ujkani, si dhe drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti.
“Punë, përkushtim dhe energji pozitive në rrugëtimin drejt sfidave të nëntorit”, ka njoftuar FFK-ja.

