HomeAktualeKaosi në pikat kufitare: Mërgimtarët po presin me orë të tëra

Kaosi në pikat kufitare: Mërgimtarët po presin me orë të tëra

spot_img

Fluksi i shtuar i udhëtarëve gjatë sezonit veror ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje disaorëshe në pikat kufitare të Kroacisë, veçanërisht në vendkalimet me Malin e Zi dhe Serbinë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve dhe të gjithë udhëtarëve që të planifikojnë me kujdes udhëtimet, duke marrë parasysh vonesat dhe kufizimet aktuale.

Në njoftimin e saj, Ambasada bën të ditur se trafiku në pikat kufitare dhe urat ndërkombëtare vazhdon të zhvillohet me kufizime, si pasojë e fluksit të madh të automjeteve dhe udhëtarëve.

Në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare po zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, përmes Atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, i cili ka në përgjegjësi zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare me Malin e Zi,” thuhet në njoftim.

Sipas Ambasadës, autoritetet kroate janë duke ndërmarrë të gjitha masat për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika kufitare.

Bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga autoritetet kroate më 2 gusht në orën 11:58, në pikën kufitare Karasovići, në kufirin Kroaci–Mali i Zi, pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa në dalje raportohen pritje disaorëshe, me kolona që shtrihen për disa kilometra.

Në pikën kufitare Vitaljina, pritjet në dalje janë rreth katër orë.

Ndërkohë, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Bajakovo, pritjet arrijnë deri në tre orë.

Situata ka bërë që Kryetari i Komunës së Konavlës, Božo Lasić, të aktivizojë Shtabin e Mbrojtjes Civile.

“Është bërë thirrje banorëve lokalë që të shtyjnë të gjitha udhëtimet me automjete personale që nuk janë të domosdoshme, me qëllim uljen e bllokimeve dhe rritjen e sigurisë në trafik,” njofton Ambasada.

Sipas të njëjtit njoftim, policia po devijon një pjesë të qarkullimit në rrugë alternative, ndërsa banorët e zonës po ndihmojnë udhëtarët duke shpërndarë ujë dhe duke vënë në dispozicion tualetet e tyre.

Përveç kufijve, kolona të gjata janë evidentuar pothuajse në të gjitha autostradat e Kroacisë. Kufizimet infrastrukturore në disa ura vazhdojnë të ndikojnë veçanërisht në qarkullimin e automjeteve të rënda.

Vonesat kanë prekur edhe transportin publik. Ambasada bën të ditur se disa bashkatdhetarë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë përdorur shërbimet e Stacionit të Autobusëve në Zarë, kanë raportuar vonesa deri në tre orë.

Në fund, Ambasada e Republikës sëKosovës në Zagreb u rekomandon të gjithë udhëtarëve dhe transportuesve që gjatë planifikimit të udhëtimeve të marrin parasysh situatën aktuale në rrugë dhe pikat kufitare, për të shmangur pritjet e gjata dhe vështirësitë në qarkullim.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...