Zyrtari i lartë i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

Zyrtari i lartë i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

NATO ka paralajmëruar se Perëndimi duhet të rrisë përgatitjet për ngjarje të papritura, përfshirë një luftë me Rusinë, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë, në mes të indikacioneve për lodhje politike të disa aleatëve perëndimorë të Kievit.

“Ne duhet ta kuptojmë se nuk është e mirëqenë që jemi në paqe. Prandaj, ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”, tha admirali holandez, Rob Bauer.

Këto deklarata shefi i komitetit ushtarak të NATO-s i bëri në Bruksel, para nisjes së stërvitjeve më të mëdha të aleancës ushtarake perëndimore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Aleanca duhet të jetë në gatishmëri të lartë për luftë dhe “të presë të papriturën”, tha Bauer, duke shtuar se “në mënyrë që të jemi plotësisht efektiv, po ashtu në të ardhmen, ne duhet të transformimin luftarak të NATO-s”.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po ashtu ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjerohet në shtetet fqinje.

“Ne pothuajse çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Kremlini, së fundi kundër miqve tanë në shtetet baltike”, tha Pistorius për gazetën Tagesspiegel më 19 janar.

Për të rritur përgatitjen, NATO do të nisë muajin e ardhshëm stërvitjet Steadfast Defender 2024, që do të zgjasin përgjatë majit. Në këto stërvitje do të përfshihen afër 90.000 trupa, të cilët do të stërvisin planet rajonale të aleancës.

Stërvitja “do të tregojë se NATO mund të kryejë operacione të qëndrueshme dhe të ndërlikuara në shumë fusha për disa muaj, përgjatë mijëra kilometrave, nga Veriu i Lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore në çfarëdo kushtet”, tha aleanca pre 31-anëtarësh.

Përderisa vija e frontit në lindje të Ukrainës ka mbetur gjerësisht e pandryshuar për muaj të tërë, Rusia ka vazhduar të sulmojë qytetet ukrainase me dronë dhe raketa lundruese.

Ndërkaq Kievi, që po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022, ka sulmuar caqet ekonomike dhe ushtarake në thellësi të Rusis