HomeSportAgim Ademi mirëpret përfaqësuesit e akademisë gjermane "Train2Win"

Agim Ademi mirëpret përfaqësuesit e akademisë gjermane “Train2Win”

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në takim përfaqësuesit e akademisë gjermane të futbollit “Train2Win”, Harald Cerny dhe Patrick Zimmerer, të shoqëruar nga bashkatdhetari Ndriqim Halili.

Sipas Ademit, përfaqësuesit e akademisë po qëndrojnë në Kosovë për të vëzhguar talentet e reja dhe zhvillimin e tyre, në kuadër të bashkëpunimit që “Train2Win” ka, veçanërisht me shkollën e futbollit FC Ramiz Sadiku.

Ai theksoi se Federata e Futbollit e Kosovës mbështet vazhdimisht iniciativa që nxisin zhvillimin e futbollit dhe bashkëpunimin me akademi e klube evropiane, duke vlerësuar rëndësinë e përfshirjes së bashkatdhetarëve në këto projekte.

Ademi u shpreh se ardhja e akademive prestigjioze në Kosovë krijon mundësi të reja për futbollistët e rinj, duke u hapur rrugën për zhvillim dhe karrierë në futbollin evropian.

Ai u uroi mirëseardhje mysafirëve nga Gjermania dhe shprehu bindjen se gjatë vizitës së tyre do të identifikohen talente që në të ardhmen do ta përfaqësojnë me krenari futbollin e Kosovës në klubet evropiane.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...