HomeAktualeGjatë korrikut, në Morinë regjistrohen mbi 1.3 milion lëvizje qytetarësh

Gjatë korrikut, në Morinë regjistrohen mbi 1.3 milion lëvizje qytetarësh

spot_img

Fluksi i udhëtarëve në Pikën Kufitare të Morinës mbetet i lartë edhe në ditët e fundit të korrikut, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Për të përballuar lëvizjen, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele dhe po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shmangur pritjet në kufi, raporton “OraNews“.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në Morinë janë përpunuar të dhënat e mbi 21 mijë qytetarëve dhe të më shumë se 6 mijë automjeteve. Sipas të dhënave kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.

Qytetarët shprehen se kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për cilësinë e plazheve dhe shërbimet turistike, duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të preferuar veror.

Ndërkohë, muaji korrik po mbyllet me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinës, një tregues i fluksit të lartë që ka shoqëruar sezonin turistik veror.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...