HomeAktualeSot, u bënë 28 vjet që nga dalja e parë publike e...

Sot, u bënë 28 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

spot_img

Shkruan: Smajl Latifi

Drenoci ishte pikënisja e UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, prej ku do të dilnin shumë heronj e dëshmorë trima, që do të sakrifikoheshin për lirinë e Kosovës.

Kushtrimit të lirisë nga Drenica e Adem Jasharit e Ahmet Delisë dhe e Shaban Polluzhës, iu përgjigjën djemtë e Haradinajve të Gllogjanit e të Dukagjinit, flakë për flakë më 24 mars 1998, ndërsa djemtë e Anadrinisë u bashkuan me jehonën e pushkëve të lirisë më 26 prill të vitit 1998, pikërisht këtu në Drenocin historik. Jehonës së pushkës së Mensur Zyberajt të vëllëzërve Bedrush e Feim Gashi, Milaim Krasniqi, Ilmi Morina, Gani Paçarizi, Toni dhe Mici, Mizahiri, Bekim Gashi e Dalip Behra, Fitim Duraku, Enver Duraku, Ismail Gashi, Milaimi dhe Xhevdeti, Bekim Sylka e Gëzim Hamza, Tafil Zyberaj, Esherefedin Kastrati, Sakip Bellaqa, Përparim Thaçi, Naser Krasniqi, Sahit Krasniqi, Safet Latifi, Visar Hoti, Isuf Berisha dhe shumë e shumë të tjerë nga Rahoveci e tërë Anadrini si dhe nga ZO e Pashtrikut, iu bashkuan dhjetëra e mijëra djem dhe vajza, duke i vënë gjokset e tyre në mbrojtje të atdheut. Flaka e lirisë shumë shpejtë do të përhapej gjithandej në Anadrini e kudo, ku kishte kohë që po vepronin grupe të fshehta të organizuara çlirimtarësh. Pikërisht në këtë vend u projektua edhe marrëveshja për bashkimin e potencialeve njerëzore e luftarake ndërmjet UÇK-së e LKÇK-së, ku kontribut të madh ka dhënë përfaqësuesi udhëheqës i LKÇK-së, Sabit Gashi si dhe luftëtari i madh, tashmë heroi i kombit Fehmi Lladrovci.

Përkundër faktit se ishim shumë të pabarabartë me armikun, shumë herë më të pajisur, kulmoi guximi ynë për të luftuar e sakrifikuar për jetë më të dinjitetshme në liri. Lufta jonë çlirimtare mori përmasa kombëtare dhe s’kishte si të ishte ndryshe, sepse shqiptarët ndiejnë të njëjtën dashuri për atdheun, pavarësisht se ku jetojnë. Bijat dhe bijtë e këtij vendi u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe në forma të ndryshme kontribuuan për të mirën e përgjithshme.
Dalja e UÇK-së më 26 prill e më pas beteja e parë frontale në Anadrini, e fituar në ditën e 12 majit dhe e ajo 14 majit, si dhe betejat që pasuan, i dhanë kësaj lufte tjetër dimension.

Toka “u stolis me varre”, por nga ai gjak mbinë filizat e shpresës që do të japin frutat e ëmbla të lirisë që po i shijojmë sot.

Ngjarje si kjo na bëjnë të ndihemi krenarë që i takuam asaj epoke të lavdishme, epokë që ndryshoi historinë, jo vetëm atë shqiptare, por edhe hartën e botës. Prandaj, duhet ta nderojmë e kujtojmë lavdinë e atyre që ranë në fushëbeteja për lirinë e kësaj cope të atdheut tonë të ndarë.

I paharruar për jetë e mot, 26 prilli i vitit 1998!

Lavdi dhe nderime përjetësisht heronjve, dëshmorëve dhe martirëve!

Lajmet e Fundit

Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që i kushtohet nderimit...

Parashikimi i motit për sot

Të premten, në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i...

Në Kongresin e 76 të FIFA-s, Ademi takon edhe presidentin Gianni Infantino

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në punimet...

“Kafe mes miqsh”, Osmani flet shkurt pas takimit me kreun e LDK-së

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur shkurt pas takimit me kreun e Lidhjes...

Më të lexuarat

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...