Takohen Osmani dhe Hovenier, temë diskutimi Programi i Shitjeve Ushtarake

Takohen Osmani dhe Hovenier, temë diskutimi Programi i Shitjeve Ushtarake

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.

Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

Me këtë rast, presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.