Ky lajm ka tronditur jo vetëm komunitetin e volejbollit dhe sportin por në përgjithësi Kosovën.

Sporti i Kosovës është varfëruar edhe më shumë pa Vlorën.

“Komuniteti i volejbollit sot me datë 18.01.2024 pas një sëmundje të rendë humbi një ndër volejbollistet më të mira të klubit tonë, Vlora Hysenin.

Qenka e vështir të shkruaj këtë lajm të trisht për humbjen e nxënëses time Vlora Hysenit, një person të cilin do ta mbajmë thellë në kujtime si vajzë të edukuar të disiplinuar dhe para se gjithash një nënë të përkushtuar.

Do të mbetesh e paharruar n kujtimet tona Vlora!

I lehtë të qoftë dheu, RIP”, shkruan Naser Krasniqi, trajner i KV Prishtina Volley (Prishtina 75).