HomeAktualeArrestohen dy persona për kultivim të drogës, njëri në Pejë e tjetri...

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës, njëri në Pejë e tjetri në Istog

spot_img
Në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për kultivim të bimëve narkotike, njëri në Pejë e tjetri në Istog.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Klankosova.tv ka bërë të ditur se janë diku rreth 20 bimë narkotike të kultivuara në dy rastet.

“Në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në Komunën e Istogut, janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy persona për kultivim të bimëve narkotike, të dyshuara të llojit marihuanë. Janë diku rreth 20 bimë narkotike të kultivuara në dy raste”, deklaroi ai.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me këto dy raste do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve i Policisë së Kosovës në Pejë.
“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, njoftoi Nikçi për Klankosova.tv.

Lajmet e Fundit

Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të metalit në...

Këto janë gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n

Nëse lidhja juaj Wi-Fi nuk funksionon siç duhet, problemi mund të mos jetë gjithmonë...

Grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e...

2Ton publikon këngën “Si me bateri” (VIDEO)

Artisti i njohur, 2Ton ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. “Si me...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...