HomeAktualeSami Lushtaku viziton vendin ku dyshohet për varrezë masive

Sami Lushtaku viziton vendin ku dyshohet për varrezë masive

spot_img

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar fshatin Kalludër në Zubin Potok, vendin ku dyshohet se gjenden mbetjet mortore të disa personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar zbardhjen e fatit të tyre dhe drejtësi për familjet e tyre.

Lushtaku, përmes një postimi në “Facebook”, ka kujtuar se 19 maji i vitit 1999 ishte dita e fundit kur këta persona u panë të gjallë, ndërsa familjet e tyre vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen e pritjes. “Që nga ajo ditë, familjet e tyre dhe shoqëria jonë jetojnë me dhembjen e pritjes, ndërsa Kosova mban ende një nga plagët e mëdha të luftës”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka përmendur emrat e Idriz Rrecit, doktorit Fatmir Fazlija, profesorit Demir Ahmeti, Shaqir, Samir, Xhemail, Salih, Naser, Zymer, Tahir, Selim, Bekim dhe Xhevdet Mëziut, Sahit Beranit, Ali Halitit, Adem Ademit, Adem Beqirit, Hasan Dërvarit, Shaip, Mahir, Faton, Shkëlzen dhe Nazim Ujkanit.

Sipas tij, ky grup përfaqësonte “zërin e dijes dhe të atdhedashurisë”, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe përgjegjësi për autorët e këtij krimi.

“Me shpresën që ky vend do t’u japë fund viteve të gjata të pritjes dhe se më në fund ata do të kthehen pranë familjeve të tyre, për t’u prehur me dinjitet në tokën e vendlindjes për të cilën dhanë aq shumë”, ka shkruar kryetari i Skenderajt.

Postimi i tij:

19 Prilli i vitit 1999 ishte dita e fundit kur u panë të gjallë. Që nga ajo ditë, familjet e tyre dhe shoqëria jonë jetojnë me dhembjen e pritjes, ndërsa Kosova mban ende një nga plagët e mëdha të luftës.

Sot vizituam vendin ku dyshohet se gjenden mbetjet mortore të patriotit Idriz Rreci, doktorit Fatmir Fazlija, profesorit Demir Ahmeti, Shaqir, Samir, Xhemail, Salih, Naser, Zymer, Tahir, Selim, Bekim dhe Xhevdet Mëziut, Sahit Beranit, Ali Halitit, Adem Ademit, Adem Beqirit, Hasan Dërvarit, Shaip, Mahir, Faton, Shkëlzen dhe Nazim Ujkanit.

Ky grup ishte zëri i dijes dhe i atdhedashurisë. Sot kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë por dhe përgjegjësi për autorët e këtij krimi. Me shpresën që ky vend do t’u japë fund viteve të gjata të pritjes dhe se më në fund ata do të kthehen pranë familjeve të tyre, për t’u prehur me dinjitet në tokën e vendlindjes për të cilën dhanë aq shumë.

Lavdi e përjetshme!
SL

Lajmet e Fundit

Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të metalit në...

Këto janë gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n

Nëse lidhja juaj Wi-Fi nuk funksionon siç duhet, problemi mund të mos jetë gjithmonë...

Grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e...

2Ton publikon këngën “Si me bateri” (VIDEO)

Artisti i njohur, 2Ton ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. “Si me...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...