HomeAktualeKurti: Mbi 12 mijë viktima të dokumentuara të luftës, Serbisë t’i bëhet...

Kurti: Mbi 12 mijë viktima të dokumentuara të luftës, Serbisë t’i bëhet trysni që të hapë arkivat

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë, në periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999.

Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë trysni Serbisë që të hapë arkivat e ushtrisë, raporton Rel.

Gjatë lansimit të raportit të IKKL-së, Kurti tha se kjo listë është preliminare dhe do të përditësohet vazhdimisht, duke i kërkuar qytetarëve dhe organizatave që mund të kenë dëshmi për krime të bashkëpunojnë me institutin. “Sepse pa dokumentim nuk ka kujtesë, pa kujtesë nuk ka drejtësi dhe pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kurti tha se ky raport po publikohet një ditë pasi institucionet nisën gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, pas dyshimeve se aty ekziston një varrezë masive. Sipas tij, kjo është dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura dhe për shumë familje, që ende nuk kanë gjetur më të dashurit e tyre, lufta në ka përfunduar.

Lidhur me gërimet në Zubin Potok, autoritetet kanë arrestuar dy persona.
Sipas kryeministrit në detyrë, për familjet çdo gërmim është shpresë, çdo identifikim është një hap drejt së vërtetës e drejt drejtësisë. “Përderisa këto gërmime janë rezultat i punës së institucioneve tona, moszbatimi nga Serbia i Deklaratës së Brukselit për të zhdukurit me dhunë, e dakorduar më 2 maj 2023, përkatësisht refuzimi për të hapur arkivat e ushtrisë është dëshmi se shteti fqinj vazhdon t’i ikë drejtësisë për krimet e kryera në vendin tonë gjatë luftës së fundit. Andaj e përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë të shtojnë trysninë ndaj Serbisë, që mes tjerash, të ndryshohet vendimi për klasifikim 30-vjeçar deri më 2044 dhe të hapet arkiva e Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave në mënyrë që të kemi informaciuone për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, shtoi ai.

Deklarata e 2 majit parasheh zotime nga Kosova dhe Serbia për zbardhje e fatit të afër 1.600 personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/99. Në të nuk përmendet konkretisht hapja e arkivave ushtarake apo policore, po aty përmendet fjala “dokumente konfidenciale”.

Kurti tha po ashtu se IKKL-ja ka dokumentar se gjatë luftës janë vrarë 1.047 fëmijë të moshës 0 deri në 17 vjeç, dhe 94 prej tyre kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës. “Ndërsa ende nuk dihet për fatin e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë”, tha Kurti.

Ata janë pjesë e mbi 1.500 personave, shumica shqiptarë, që vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Sipas raportit, 81.3 për qind e të gjitha viktimave të dokumentuara, janë regjistruar në muajt mars dhe qershor të vitit 1999. Në këtë periudhë, përkatësisht u vranë 9.948 njerëz. /Rel

Lajmet e Fundit

Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të metalit në...

Këto janë gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n

Nëse lidhja juaj Wi-Fi nuk funksionon siç duhet, problemi mund të mos jetë gjithmonë...

Grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e...

2Ton publikon këngën “Si me bateri” (VIDEO)

Artisti i njohur, 2Ton ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. “Si me...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...