Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas fitores 2:1 ndaj Florianës së Maltës, pas 120 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në reagimin e tij, Ademi vlerësoi paraqitjen e kampionëve të Kosovës, duke theksuar se skuadra tregoi karakter, forcë dhe mentalitet fitues, pasi përmbysi rezultatin nga 0:1 në 2:1 për të siguruar avancimin në fazën e radhës të garës.
Presidenti i FFK-së përgëzoi futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët”, duke theksuar se ky sukses nderon jo vetëm FC Dritën, por edhe futbollin e Kosovës.
Ai gjithashtu i uroi klubit suksese në raundin e tretë të UEFA Conference League dhe paraqitje sa më dinjitoze në vazhdim të garave evropiane.

