Mourinho mund të marrë drejtimin e Barcelonës
Jorge Mendez, agjenti i trajnerit portugez Jose Mourinho, besohet se ka nisur bisedimet me presidentin e Barcelona, Joan Laporta, për të sjellë 60-vjeçarin në stolin e klubit katalanas.
Një deklaratë kjo e dhënë sot nga e përditshmja “El Nacional”, që pretendon se portugezi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelona nëse ikën Xavi.
Ky i fundit nuk po kalon një moment të mirë me Barcelonën, ndërkohë që Mourinho u shkarkua dy ditë më parë nga detyra e trajnerit të Romës.
Nëse Mourinho do të bënte këtë lëvizje, do të ishte një tronditje për tifozët, duke pasur parasysh kohën e tij si trajner i rivalëve të Real Madridit, ku fitoi një La Liga dhe një Kupë të Mbretit.