“Qysh ka mundësi me e ble rrymën dy herë ma lirë e me të ardhur çmimi ma i lartë në histori?”
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pyetur qeverinë se si është e mundur që faturat e rrymës të vijnë me çmime aq të larta kur një megavat vitin e kaluar në tregjet ndërkombëtare ka mundur të blihet dy herë më lirë.
“Si Kuvend kemi thirrë një seancë të jashtëzakonshme me një temë e një kërkesë që opozita e adreson te ky Kuvend, e që ndërlidhet me një përgjigje që ne duhet ta japim si Kuvend i Kosovës a mendojmë që çmimi i energjisë elektrike është I lirë apo I shtrenjtë”, ka thënë Tahiri në foltoren e Kuvendit.
Ai po ashtu tha që si Kuvend duhet të rekomandojnë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë uljen e çmimit të rrymës.
Si Kuvend i Kosovës a duhet që t’i rekomandojmë një Institucioni Kushtetues ZRrE-së, qeverisë, për uljen e çmimit të energjisë duke e ditur që ky çmim është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në historinë e vet e po ashtu duke e ditur që në tregjet ndërkombëtare çmimi i blerjes së një megavati është më i lirë dy herë më shumë se në vitin që shkoi”.
“Pyetja ime për ju deputetë është: Qysh ka mundësi? A ka najkush që e shpjegon në këtë qeveri se sa është i rëndësishëm ky debat, shihet edhe prezenca e qeverisë me një ministër. Po a ka dikush që e shpjegon se qysh ka mundësi me e ble një megavat këtë vit dy herë ma lirë se para dy vjetësh e çmimi me qenë ma i shtrenjtë? Mbi çfarë baze është ky çmim i energjisë elektrike për konsumatorë, për qytetarët e Kosovës kur dihet që ka një marrëveshje sa kushton, sa i jep KEK-u çmimin KEDS-it?
Qysh ka mundësi të nderum deputetë që njëri ndër premtimet kryesore me të cilat ju keni ardhë në këtë qeveri dhe në këtë pushtet ka qenë që ta zbrisni çmimin e energjisë elektrike, bile kryeministri thoshte, po e citoj, ‘ne paguajmë shumë shtrenjtë duke pasur parasysh që flemë mbi qymyr’. Këtë e ka thanë kryeministri i Kosovës.