HomeSportAdemi pret në takim anëtarin e Kryesisë së parë të FFK-së, Enver...

Ademi pret në takim anëtarin e Kryesisë së parë të FFK-së, Enver Nuredinin

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim anëtarin e Kryesisë së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Enver Nuredinin, i cili jeton dhe vepron në Angli.

Ata së bashku biseduan për sfidat e asaj kohe, për përkushtimin e brezit që hodhi themelet e futbollit tonë të pavarur dhe për rrugën që ka bërë Federata e Futbollit e Kosovës deri në ditët e sotme.

“Është gjithmonë frymëzuese të dëgjosh rrëfimet e atyre që, me vizion dhe sakrificë, ndërtuan bazat e suksesit që po e gëzojmë sot. Gjatë vizitës që i bëri objektit të FFK-së, Enveri më përgëzoi për punën e deritashme, progresin e bërë dhe rezultatet e arritura nga futbolli i Kosovës në vitet e fundit. Ai shprehu kënaqësinë për zhvillimin dhe avancimin e Federatës, duke vlerësuar rrugëtimin e saj në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar, pata kënaqësinë t’i dhuroj një fanellë të veçantë si kujtim të veçantë nga FFK. Faleminderit Enver Nuredinit dhe bashkëkohanikëve të tij për gjithçka që kanë bërë për futbollin e Kosovës. Dyert e FFK-së do të jenë gjithmonë të hapura për njerëzit që kanë shkruar historinë e saj”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...