Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja konstituive e Kryesisë së re të partisë, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Sipas Gjinit, gjatë mbledhjes është miratuar agjenda vjetore e punës dhe plani i aktiviteteve, të cilat pritet të zbatohen së shpejti në të gjitha degët e Aleancës në Kosovë.
Ai bëri të ditur se, përveç çështjeve organizative, Kryesia ka diskutuar edhe për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe sfidat me të cilat po përballet vendi.
Gjini theksoi se qëndrimi i Aleancës mbetet i pandryshuar, duke u angazhuar vetëm për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën.
Në deklaratën e tij, ai nënvizoi se gjashtë pikat e propozuara nga Aleanca përbëjnë parime themelore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare, duke shtuar se këto projekte strategjike janë të panegociueshme për të ardhmen e Kosovës.

