
Asnjë skuadër në Evropë nuk e do Mourinhon, ja ku mund të jetë destinacioni i ri
Asnjë skuadër europiane nuk e do Jose Mourinhon. Situatat jo komode që krijon dhe sherret e vazhdueshme të portugezit në Premier League angleze, La Liga-n spanjolle apo Serie A italiane në klubet ku ka punuar, kanë bërë që ekipet e mëdha të mos e mendojnë si kandidat.
Edhe përfaqësuesja e Brazilit e gjeti trajnerin e ri dhe kjo ka bërë që alternativat në dispozicion të jenë të pakta.
Për këtë arsye, Mourinho po studion mundësinë e largimit nga Kontinenti i Vjetër, ku një opsion është Arabia Saudite, atje ku mund të gjejë lojtarë të njohur duke filluar nga Cristiano Ronaldo.