Federata e Xhudos ka kujtuar sot një nga momentet më të veçanta në historinë e sportit të Kosovës.
Pesë vite më parë, në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Distria Krasniqi shkroi historinë me medaljen e artë olimpike, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.
“Një triumf historik, nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka, që vazhdon të na bëjë krenarë edhe sot”, ka shkruar në rrjetet sociale kjo federatë.

