HomeEkonomiEksporti në muajin qershor 2026 mbulon importin me 15,0 %

Eksporti në muajin qershor 2026 mbulon importin me 15,0 %

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2026.

Eksporti në muajin qershor 2026 mbulon importin me 15,0 %

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 16,1 % në muajin qershor 2026, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 578,3 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 498,3 milion Euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 15,0 %.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2026 kishte vlerën 102,0 milion Euro, ndërsa importi 680,3 milion Euro, që është një rritje prej 26,9 % për eksport, si dhe një rritje prej 17,6 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,4 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,7 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,6 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,7 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 7,1 % e përbëjnë produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,2 % e përbëjnë produktet minerale; 13,0 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,0 % e përbëjnë mjetet e transportit; 11,9 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9,8 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 32,5 milion Euro, ose rreth 31,9 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17,7 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,1 %), Holanda (3,8 %), Italia (3, 1), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 304,9 milion Euro, ose 44,8 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,2 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,3 %), Italia (8,6 %), Polonia (4,3 %), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 44,0 milion Euro, ose 43,1 % të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 19,3 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,7 %), Shqipëria (14,3 %), Mali i Zi (5,7 %), Serbia (4,0 %), etj.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 98,7 milion Euro, ose 14,5 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 19,3 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,4 %), Shqipëria (4,8 %), Serbia (3,0 %).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 25,5 milion Euro, ose 25,0 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,0 %) dhe Turqia (5,4 %).

Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 276,7 milion Euro, ose 40,7 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (15,1 %) dhe Turqia (11,6 %).

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...