HomeSportAgim Ademi kujton Fadil Vokrrin në ditëlindjen e tij: Përjetësisht legjendë!

Agim Ademi kujton Fadil Vokrrin në ditëlindjen e tij: Përjetësisht legjendë!

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar me emocione legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në ditën e lindjes së tij, duke e cilësuar si një emër që nuk harrohet kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit si futbollist dhe si drejtues i FFK-së, duke theksuar se ai e shihte futbollin si një mision për ta ngritur emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Sot, në ditën e lindjes së tij, kujtojmë jo vetëm një futbollist të jashtëzakonshëm, por një figurë që mishëroi ëndrrën, krenarinë dhe rrugëtimin e futbollit të Kosovës”, shkroi Ademi.

Ai rikujtoi edhe bashkëpunimin me Vokrrin në periudhën kur Federata e Futbollit të Kosovës punonte për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke theksuar se së bashku ndanë sfida, besim dhe të njëjtin qëllim – pranimin e futbollit të Kosovës në familjen botërore të futbollit.

Sipas Ademit, trashëgimia e Fadil Vokrrit nuk matet vetëm me sukseset sportive, por edhe me ndikimin që ai pati te brezat e rinj dhe te zhvillimi i futbollit në vend.

“Fadil Vokrri nuk është vetëm një kujtim. Ai është një frymëzim. Është pjesë e çdo hapi që bën futbolli ynë drejt së ardhmes. Përjetësisht Legjendë!”, përfundoi presidenti i FFK-së në postimin e tij.

Lajmet e Fundit

Dy vdekje nga HIV/AIDS në Kosovë, regjistrohen 21 raste të reja

HIV është një infeksion që mund të parandalohet. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në...

Fluks i madh nëpër kufij: Mërgimtarët po presin deri në 1 orë

Pritjet e mërgimtarëve në pikëkalimin kufitar të Muçibabës po vijojnë deri në 1 orë,...

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Fituesi i Kupës së Kosovës, Dukagjini, është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Lugano...

Joshua ia kap dorën Prengës dhe së bashku bëjnë shqiponjën

Anthony Joshua nuk pranoi të komentojë për rivalin e tij të vjetër Tyson Fury...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...