HomeAktualeMinistria e Financave nënshkruan grant prej 5 milionë euro me KfW për...

Ministria e Financave nënshkruan grant prej 5 milionë euro me KfW për investime në rrjetin e transmisionit

spot_img

Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për financim shtesë të Projektit ‘’Zhvillimi i sektorit të energjisë Faza VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit’’, i cili do të mbështesë realizimin e një sërë projekteve për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

Projekti zbatohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe mbështet investimet që synojnë fuqizimin e infrastrukturës së transmisionit, rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe avancimin e integrimit të tregut energjetik. Investimi i mbështetur përmes këtij financimi paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sistemit energjetik dhe modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmisionit në vend.

Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, vlerësoi angazhimin e KOSTT-it në zbatimin e projektit dhe rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se ky financim shtesë i siguruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW do të mbështesë realizimin e investimeve prioritare dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik.

Drejtori i KfW-së për Kosovë, z. Moritz Remé, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe konfirmoi gatishmërinë e KfW-së për të vazhduar mbështetjen për modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z. Trim Tërnava, theksoi se këto projekte po realizohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa mbështetja shtesë e siguruar nga KfW do të krijojë mundësi për modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit, duke rritur aftësinë e tij për t’iu përgjigjur zhvillimeve të së ardhmes dhe duke forcuar sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në mobilizimin e financimeve për projekte strategjike që kontribuojnë në forcimin e sigurisë energjetike, zhvillimin e infrastrukturës kritike dhe avancimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës.

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...