HomeAktualeIHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e Kosovës, duke njoftuar se gjatë së mërkurës priten stuhi të fuqishme të shoqëruara me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat mund të paraqesin rrezik për qytetarët, infrastrukturën dhe mjedisin.

Instituti paralajmëron se stuhitë mund të shkaktojnë goditje rrufesh, me rrezik për njerëzit dhe kafshët, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, si dhe probleme në rrjetet e telekomunikacionit.

Po ashtu, reshjet intensive mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta lokale, ndërsa breshëri dhe erërat e forta mund të dëmtojnë objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore. Sipas institutit, shkarkimet atmosferike mund të rrisin edhe rrezikun për shpërthimin e zjarreve.

IHMK u bën thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike, të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...