HomeSportDrita barazon në Maltë ndaj Florianas, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen...

Drita barazon në Maltë ndaj Florianas, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

spot_img

Kampionia e Kosovës, Drita, ka nxjerrë një barazim 1:1 në përballjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndaj Florianas, në një ndeshje të zhvilluar në Maltë, e cila u karakterizua edhe nga ndërprerjet e shumta për shkak të problemeve me energjinë elektrike.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse të dyja skuadrat krijuan raste. Drita iu afrua golit me Vesel Limajn, ndërsa vendasve iu anulua një gol i Carlo Lonardellit për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, takimi u ndërpre tri herë pasi reflektorët e stadiumit u fikën, duke shkaktuar vonesa në zhvillimin e ndeshjes.

Kur dukej se sfida do të përfundonte pa gola, Drita kaloi në epërsi në minutën e 96-të. Pas një asistimi të Blerim Krasniqit, Liridon Balaj realizoi me mjeshtëri, duke i dhënë avantazhin kampiones së Kosovës.

Megjithatë, epërsia e gjilanasve zgjati vetëm pak minuta. Në minutën e 102-të, Amar Drina shënoi golin e barazimit për Florianan, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.

Pavarësisht zhgënjimit për golin e pranuar në fund, Drita largohet nga Malta me një rezultat që e lë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita do të synojë ta sigurojë kalimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Lajmet e Fundit

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Ministria e Infrastrukturës del me apel

Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar nga qytetarët dhe ngasësit e vendit që të jenë...

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë e me dinjitet

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së,...

Kuçi kritikon përbërjen e Kryesisë së re të AAK-së: Strukturat nuk duhet të ndërtohen me imponim, por me meritë

Ish-kryetari i Komunës së Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...