HomeAktualeHoxhaj viziton Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë e me dinjitet

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë e me dinjitet

spot_img

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se të dy i gjeti të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën.

Pos tjerash, ai tha se bashkë me ta, po pret ditën kur do të kthehen në Kosovë.

“Ka pritje që zgjasin shumë. Ka ditë që numërohen një nga një. Por ka edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet. Sot i vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën. Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, shkroi deputeti i zgjedhur.

Lajmet e Fundit

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Ministria e Infrastrukturës del me apel

Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar nga qytetarët dhe ngasësit e vendit që të jenë...

Drita barazon në Maltë ndaj Florianas, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Kampionia e Kosovës, Drita, ka nxjerrë një barazim 1:1 në përballjen e parë të...

Kuçi kritikon përbërjen e Kryesisë së re të AAK-së: Strukturat nuk duhet të ndërtohen me imponim, por me meritë

Ish-kryetari i Komunës së Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...