HomeAktualeBE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

spot_img

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë, si dhe vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të mos pranuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Në një komunikatë për media, zëdhënësja e BE-së ka vlerësuar se këto veprime “duken të papajtueshme me ligjin, procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”.

BE-ja ka mirëpritur vendimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës nga radhët e komunitetit serb për të tërhequr dorëheqjet e tyre, duke rikujtuar se vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mundësojnë riintegrimin e personelit gjyqësor serb.

Sipas Brukselit, riintegrimi duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian ka theksuar se, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, vendi është një shoqëri shumetnike e ndërtuar mbi parimin e sundimit të ligjit, ndërsa sistemi i drejtësisë duhet të reflektojë diversitetin etnik të shoqërisë, raporton Telegrafi.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...