Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja vazhdon nesër me grumbullimin e tretë rajonal, që do të mbahet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ky projekt është pjesë e zbatimit të Planit Strategjik 2026–2030 dhe synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm për zbulimin dhe zhvillimin e basketbollistëve të rinj nga e gjithë Kosova.
🗓 22 korrik 2026
📍 Palestra “Minatori”, Mitrovicë
🕚 11:00–13:00 – Djemtë
🕐 13:00–15:00 – Vajzat
Grumbullimi është i dedikuar për basketbollistët dhe basketbollistet e gjeneratës 2013–2014, të cilët do të vlerësohen nga trajnerët dhe ekspertët e FBK-së për aftësitë e tyre teknike, fizike, antropometrike dhe potencialin zhvillimor.
Talenti i tyre mund të jetë hapi i parë drejt përzgjedhjes në Kampin Nacional U13, ku do të vazhdojë procesi i zhvillimit të gjeneratës së ardhshme të përfaqësueseve të Kosovës.

