Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Rrugët me borë dhe me ngrica
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të rrugëve të mbuluara me borë dhe me ngrica.
PK-ja në veçanti u ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në komunikatën e PK-së.