HomeAktualeIKShPK: Në Kosovë janë konfirmuar 69 raste me fruth, gjashtë të reja...

IKShPK: Në Kosovë janë konfirmuar 69 raste me fruth, gjashtë të reja gjatë javës së fundit

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 20 korrik 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 69 raste të konfirmuara me fruth. Gjatë javës së fundit janë raportuar gjashtë (6) raste të reja me fruth.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me njëzetë e një (21) raste, komuna e Ferizajt me dymbëdhjetë (12) raste; Fushë-Kosova me dymbëdhjetë (12) raste; Kaçaniku me shtatë (7) raste; Lipjan me tre (3) raste; Vushtrri, Shtime, Drenas dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Podujeva, Gjilan, Deçan, Skenderaj, Shtërpce dhe Viti.

IKShPK-ja rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK-ja u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë e me dinjitet

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së,...

Kuçi kritikon përbërjen e Kryesisë së re të AAK-së: Strukturat nuk duhet të ndërtohen me imponim, por me meritë

Ish-kryetari i Komunës së Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes...

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...