HomeAktualeNga Uashingtoni, Pacolli njofton marrëveshje të madhe për rindërtimin e Mosulit

Nga Uashingtoni, Pacolli njofton marrëveshje të madhe për rindërtimin e Mosulit

spot_img

Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se në Dhomën e Tregtisë së SHBA-së në Uashington, gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak, ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë amerikanë për rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit.

Sipas Pacollit, marrëveshja është nënshkruar në emër të JV Mabetex Veritas nga Michigani, në prani të Kryeministrit të Irakut, Ali Al-Zaidi, sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright, si dhe me Guvernatorin e Nineveh, Abdul Qader Al-Dakhil.

Ai ka bërë të ditur se projekti parasheh rindërtimin e një pjese të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturën e plotë urbane, zonat e banimit, objektet gastronomike dhe hapësirat ambientale.

Postimi i plotë i tij:

Ne Washington!

Në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak, ku u nënshkruan marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë, unë pata nderin të nënshkruaj, në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit, një marrëveshje me vlerë disa qindra milion dollarë amerikanë.

Nënshkrimi u bë në prani të Kryeministrit të Irakut, SH.T. Ali Al-Zaidi dhe sekretarit të Energjise te ShBA Chris Wright, me Guvernatorin e Nineveh, SH.T. Abdul Qader Al-Dakhil, dhe parashikon rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturen komplete urbane banesore, gastronomike si dhe ambientale.
Jam krenar që JV jonë Mabetex Veritas vazhdon të sjellë ekspertizën e saj në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete që krijojnë vende pune, rivendosin komunitetet dhe përparojnë zhvillimin e qëndrueshëm në këtë rast midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.
——-/- ——
At the U.S. Chamber of Commerce in Washington, D.C., during the U.S.–Iraq High-Level Business Summit, where agreements worth hundreds of billions of dollars were signed, I had the honor of signing, on behalf of JV Mabetex Veritas of Michigan, an agreement valued at several hundred million U.S. dollars.
The signing took place in the presence of the Prime Minister of Iraq, H.E. Ali Al-Zaidi and US Secretary of Energy Chris Wright.
The agreement was signed with the Governor of Nineveh, H.E. Abdul Qader Al-Dakhil, and provides for the reconstruction of part of the historic city of Mosul, including new housing, retail, hospitality, and green space.

I’m proud that our JV Mabetex Veritas continues to bring its expertise to major international projects, building partnerships that create jobs, restore communities, and advance sustainable development between the United States and Iraq.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...