“Masakra e Reçakut qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”

“Masakra e Reçakut qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se ky krim tronditi mbarë botën.

Rama, mes tjerash theksoi se Masakra e Reçakut do të qëndrojë përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet.

“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkroi Rama.