Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke u përshëndetur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Me këtë rast, Ademi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve.
“Kënaqësi e veçantë të përshëndetem me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona”, ka shkruar Ademi në Facebook.


