HomeSportReal Madrid të gatshëm ta shesin Vinicius Jr?

Real Madrid të gatshëm ta shesin Vinicius Jr?

spot_img

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për yllin brazilian Vinicius Junior gjatë afatit kalimtar të verës, në një lëvizje që mund të shkaktojë një nga zhvillimet më të bujshme të merkatos.

Sipas raportimeve të gazetës franceze L’Equipe, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së sulmuesit brazilian, me qëllimin që të ardhurat nga një transferim i mundshëm të përdoren për të financuar një përforcim të madh në repartin ofensiv.

Objektivi kryesor i “Los Blancos” thuhet se është sulmuesi francez i Bayern Munichut, Michael Olise, i cili është futur në listën e dëshirave të klubit spanjoll për sezonin e ardhshëm.

Largimi i Vinicius Jr do t’i krijonte Real Madridit hapësirën e nevojshme financiare për të tentuar transferimin e Olises dhe për të ndërtuar një sulm edhe më të fuqishëm.

Vinícius, i cili prej vitesh është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës madrilene, ka qenë një nga figurat kryesore të suksesit të Real Madridit në vitet e fundit. Megjithatë, situata e tij në klub po vlerësohet nga drejtuesit, sidomos në kuadër të planeve të reja për të ardhmen.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Real Madridi për një vendim të tillë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi spanjoll do të ndërmarrë një nga lëvizjet më të mëdha të afatit kalimtar të kësaj vere.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...