Daut Haradinaj ka theksuar se përderisa Serbia po avancon në bashkëpunimin me SHBA-në përmes vendosjes së një dialogu strategjik dypalësh, Kosova, për momentin, është e pezulluar nga ky dialog.
“Është alarmante të mendohet se shteti ynë, i krijuar dhe i mbështetur pikërisht nga kjo aleancë kaq e fuqishme me Shtetet e Bashkuara, të përjashtohet nga një proces i tillë për shkak të veprimeve të pamatura dhe mospërfillëse të kësaj qeverie në detyrë”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.
Ai ka thënë se kjo nuk është thjesht një humbje e radhës diplomatike. “Është një dështim serioz strategjik, pasojat e të cilit mund të ndihen për një kohë të gjatë. Avanturat e kësaj qeverie, nuk guxojnë të bëhen standard i institucioneve të Republikës së Kosovës, ky shtet dhe ky popull duhet t’i qëndrojë besnik përjetë aleancës tonë më të rëndësishme, asaj me ShBA”, ka shkruar Daut Haradinaj.

