HomeAktualeTentuan të shesin parcelën 1.55 milionëshe, arrestohen tre persona

Tentuan të shesin parcelën 1.55 milionëshe, arrestohen tre persona

spot_img

Policia e Kosovës, me njësitet e sajë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë, përmes veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prova të cilat dëshmojnë se, të dyshuarit M. T (m/serb), L. Sh (m/serb), dhe M. R (m/k), përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve të serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë), kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Të dyshuarit, njëkohësisht dyshohet që përmes mashtrimit (dokumenteve të falsifikuara), kanë tentuar që të njejtën parcelë tua shesin disa blerësve, në vlerë totale prej 1,550.000.00 euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është vërtetuar se; Personat e dyshuar duke falsifikuar Pasaportën dhe Letërnjoftimin e serbisë në emrin e pronarit të vërtetë të parcelës, kanë tentuar që përmes mashtrimit, ta shesin pronën e viktimës dhe njëkohësisht t’i mashtrojnë personat tjerë/blerësit, duke ua marr shumën prej 1,550,000.00 euro (një milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë euro).

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se personat kanë kryer veprat penale: “Mashtrimi”, nga neni 323 i KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 i KPRK-së, dhe “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, nga neni 395 i KPRK-së.

Të dyshuarit janë intervistuar me datë 17.07.2026 në prezencën e avokatëve, ku me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...