HomeAktualeMinistria e Mjedisit ua shkëput kontratat e punës 20 zyrtarëve serbë

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat e punës 20 zyrtarëve serbë

spot_img

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, njoftoi se janë shkëputur kontratat e punës për 20 zyrtarë serbë të kësaj ministrie, për shkak të “mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës”.

Pacolli tha se vendimi për shkëputje të kontratave për këta zyrtarë, që u inkuadruan në ministri më 2016 në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, është në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Audidimit.

“Nga evidencat zyrtare ka rezultuar se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës”, tha Pacolli në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i saj:

Shkëputën kontratat e punës për 20 zyrtarë të MMPH-së

Sot është nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të MMPH-së nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”. Shkëputja e kontratave vjen si pasojë e mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës, si dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Nga evidencat zyrtare ka rezultuar se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës.

Do të vendosim ligjshmëri të plotë dhe standarde të njëjta për secilin në administratën publike. Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që i takojnë. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse shërbimi publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare.

Lajmet e Fundit

Qendra Historike e Prishtinës regjistrohet në Gjeoportal me kufijtë zyrtarë të zonës mbrojtëse

Pas një angazhimi të përbashkët të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, institucioneve të trashëgimisë...

Vdes “gruaja e pëllumbave” te Home Alone

Aktorja e njohur irlandeze Brenda Fricker ka vdekur të enjten në Dublin, në moshën...

Lulzim Karakashi zgjidhet kryetar i Federatës së Tenisit të Kosovës

Më 16 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00, në Hotel Sirius në Prishtinë...

Zyrtare/ 15 apo 30 minuta? FIFA merr më në fund vendimin, ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve në finalen e Botërorit

FIFA ka sqaruar një nga dilemat më të mëdha për finalen e shumëpritur të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...