Sot fillon Forumi Ekonomik në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiqi

Sot fillon Forumi Ekonomik në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiqi

Sot fillon Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës dhe i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Në Forumin Ekonomik të Davosoit, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga  15–19 janar 2024.

Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien.

Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.