HomeAktualeKonjufca nga Uashingtoni: ShBA-ja, aleati dhe partneri ynë më i afërt

Konjufca nga Uashingtoni: ShBA-ja, aleati dhe partneri ynë më i afërt

spot_img

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar në Washington D.C. nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Konjufca ka theksuar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë ministerial është me rëndësi të veçantë, pasi i mundëson vendit të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe në forcimin e mekanizmave që mbrojnë shoqëritë demokratike nga ky kërcënim.

Sipas tij, terrorizmi politik po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Ai ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës, ndërsa ka nënvizuar se bashkëpunimi me SHBA-në dhe vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Në fund, Konjufca ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë.

Postimi i tij:

Sot në Washington D.C. mora pjesë në takimin ministror mbi rritjen e rrëzikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ministerial është e rëndësishme, sepse i jep mundësinë vendit tonë të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe forcimin e mekanizmave që mbrojnë shoqëritë tona nga ky kërcënim. Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona.

Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë.

Lajmet e Fundit

FFK përgëzon Ballkanin për kalimin në raundin e dytë të Conference League

"Një tjetër mbrëmje e suksesshme për futbollin e Kosovës! FC Ballkani siguroi me meritë...

Alarmohet Spanja, lëndohet Yamal?

Lamine Yamal po raportohet se është duke u stërvitur veçmas skuadrës kombëtare të Spanjës. Ai...

Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

Ministrja serbe Snezhana Paunoviq është duke u përballur me një padi për nxitje të...

Portugezi Antero Lopes, shef i ri i EULEX-it në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të udhëhiqet...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...