HomeAktualeSenati formon komisionin për standardizimin e dokumenteve dhe materialeve promovuese të UP-së

Senati formon komisionin për standardizimin e dokumenteve dhe materialeve promovuese të UP-së

spot_img

Në mbledhjen e 15 korrikut 2026 Senati i Universitetit të Prishtinës emëroi dy anëtarë të tij për monitorimin e zbatimit të Planit të ri Strategjik të UP-së 2026-2030 dhe caktoi komisionin që do të dizajnojë modelet e dokumenteve zyrtare dhe materialeve promovuese të universitetit.

Me qëllimin e përkrahjes dhe promovimit të punës dhe hulumtimeve shkencore cilësore në UP, senatorët miratuan edhe vendimin në lidhje me kriteret për njohjen e publikimeve shkencore për lirim me pagesë nga mësimdhënia dhe shtynë për mbledhjen e radhës shqyrtimin e publikimeve në revistat me pagesë dhe ato me autor të parë në një kërkim shkencor të zhvilluar në bashkautorësi.

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e bashkëpunimit dhe mobilitetit të brendshëm mes njësive akademike të UP-së, senati transferoi një profesor nga Fakulteti i Edukimit në Fakultetin Filozofik.

Edhe në këtë mbledhje vazhdoi punësimi i personelit të ri akademik pasi u vendos edhe për disa pozita të tjera të shpallura në konkursin publik të 8 janarit 2026, si dhe për rizgjedhjet dhe avancimet nga konkurset e brendshme nëpër njësitë akademike.

Senatorët u informuan edhe për vendimet e këshillave të fakulteteve për bashkëpunëtorët e jashtëm të nevojshëm në vitin akademik 2026/’27.

Në mbledhjen e korrikut të Senatit të Universitetit të Prishtinës u bë edhe plotësim-ndryshimi i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Qendrore Universitare dhe Komisionit për Cilësi.

Senati miratoi edhe pesë tema doktorate, ratifikoi dy prej tyre dhe ndërroi një mentor të një teme të këtyre studimeve, duke konfirmuar me të gjitha vendimet angazhimin e pandërprerë për forcimin e cilësisë akademike, ruajtjen e integritetit institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Universitetit të Prishtinës.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...