10-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit niset për trajtim në Suedi
Dhjetë vjeçarja e cila u lëndua të shtunën nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës së Jugut, sot do të niset për trajtim në Suedi.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agreta Gashi nga Mjekimi Intensiv në QKUK.
“Po mund të ju konfirmoj se sot do të niset për trajtim në Suedi”, tha shkurtimisht ajo.
Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë 14 persona kanë pësuar lëndime.