HomeAktuale“U ushqyen në dy lokacione të ndryshme”, si erdhi deri te helmimi...

“U ushqyen në dy lokacione të ndryshme”, si erdhi deri te helmimi i 80 qytetarëve në Han të Elezit?

spot_img
Tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit që nga e hëna e deri më sot, ka trajtuar dhe pranuar 80 qytetarë të moshave të ndryshme.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka bërë të ditur se në terren ka takuar disa qytetarë, të të njëjtës familje, të cilët kanë shfaqur simptoma te helmimit, transmeton Klankosova.tv.
Ajo theksoi se të njëjtit dyshohet se kanë konsumuar ushqim në dy lokacione të ndryshme.

“Ata dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimeve të shpejta në dy lokacione të ndryshme të Fast Food-ave në Han të Elezit.

Simptomalogjia, sipas drejtoreshës së Shëndetësisë, por edhe vetë pacientëve që kemi komunikuar, ka qenë diarre, vjellje, temperaturë, ethe, madje edhe shumica prej tyre, për dy ditë me radhë po marrin infuzione për të tejkaluar dhe për t’u stabilizuar”, u shpreh ajo.

Megjithatë, sipas Ukës, tre nga pacientët që ishin referuar për në Klinikën Infektive, siç thotë ajo, drejtoresha e shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe pse janë transferuar, Klinika Infektive nuk i ka pranuar.

“Përveç që i ka kontrolluar, i ka kthyer ata për të marrë trajtimin në kushte shtëpie. Por QKUK bëri të ditur se ka pranuar pesë qytetarë nga Hani i Elezit, por nga kjo komunë thonë që nuk ka të hospitalizuar nga kjo komunë”, tha Uka.

Ndër të tjera, gazetarja tha se edhe këtë të mërkure, janë paraqitur edhe gjashtë raste të tjera.

“Të njëjtit kanë deklaruar se janë ushqyer në kushte shtëpie”, shtoi Uka.

Lajmet e Fundit

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...