Një nga përballjet më të shumëpritura të Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet sonte, në orën 21:00, Anglia dhe Argjentina do të zbresin në fushë për të luftuar për një vend në finalen e madhe.
Anglia e Thomas Tuchel ka arritur deri në këtë fazë pas një rruge të vështirë, duke treguar karakter dhe forcë në momentet kyçe të turneut. Harry Kane vazhdon të jetë pika kryesore e sulmit, ndërsa Jude Bellingham ka konfirmuar edhe një herë se është një nga mesfushorët më dominues në futbollin botëror.
Në anën tjetër, Argjentina vjen me besimin e një skuadre që di të fitojë ndeshje të mëdha. Kampionët e botës kanë kaluar me sukses sfida të forta në fazën me eliminim direkt dhe vazhdojnë të mbështeten te magjia e Lionel Messit, i cili edhe në këtë Botëror ka qenë vendimtar me gola dhe asistime.

